top of page

RRETH NESH

Ulur në flladin e mbrëmjes, me një gotë Albanica në dorë, Dritan Prifti me krenari sodit vreshtin e tij të 12 hektarëve, mbjellë me dorë në brigjet e Shqipërisë.
 
Pamja është mahnitëse: Ardenica, një manastir ortodoks prej 750 vjetësh qëndron si një kujdestar mbi këtë peisazh mesdhetar i mbuluar me pisha dhe vreshta rrushi. Manastiri, me vendosje strategjike në akset e Greqisë së lashtë dhe të Romës, është edhe sot një pjesë e shquar e kulturës lokale dhe kombëtare.
 
Vera Albanica është prodhimi unik i një territori historik: “goditur” nga flladi i Mesdheut çdo mbrëmje dhe tërësisht ekspozuar në diell gjatë ditës, shpatet kanë një përbërje ideale të tokës së shkrifët, një përzierje e përsosur nga 30% rërë, 50% humus dhe 20% argjil, lëndë organike e plotë. Mbajtja e lagështisë dhe lëndët ushqyese të pasura, e bëjn tokën ideale për kultivimit Cabernet Sauvignon dhe Merlot për rezultatin e verës së cilësisë më të lartë.
 
Kur Dritan Prifti rizbuloi cilësitë unike të këtij bregdeti për prodhimin e verës, ai nguti të ftojë mikun e tij dhe Master Volker Scheu për të ndihmuar atë të sjellë verën e tij në përsosje. Volker solli njohuritë e familjes gjermane verë - prodhuese të plot një shekulli, për të dhënë tek Albanica aromën e saj të jashtëzakonshme, midis traditës perëndimore dhe lindore të verës.
Dritani është krenar më shumë se çdo herë për vendin e tij.
 
Kur u pyetën në lidhje me bashkëpunimin e tij me Volker, ai vetëm thotë, "nuk ka dyshim kjo duhej bërë: Volker dhe unë, ne jemi e njëjta dorë ". Katër duar në bashkëpunim zhvillojnë traditën duke përdorur teknologjinë më moderne, Albanica do të jetë një zbulim i mrekullueshëm për çdo njohës të verës në botë.
bottom of page